Gjykata e Apelit në Tiranë

Vodhën një banesë në Krujë, Gjykata e Apelit në Tiranë lë në burg xhaxhain dhe nipin e tij

22 Dhjetor 2022, 12:36| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 12:38

  • Share

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg dy shtetasit të cilët janë arrestuar për një vjedhje të ndodhur në 7 nëntor të vitit 2022. Dy të arrestuarit, K.G dhe nipi i tij Xh.G akuzohen si personat përgjegjës për vjedhjen e bërë në banesën e I.K.

Më herët gjykata e Rrethit Gjyqësor të Krujës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin dhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre për veprat penale të “vjedhjes me armë” dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Pavarësisht se Xh.G ka ankimuar vendimin, sot gjykata e Apelit vendosi që të lërë në fuqi arrestimin dhe hetimin e tij. Ndërsa xhaxhai i tij, K.G nuk ka ankimuar vendimin.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?