Foto ilustruese

Vodhën mjete pune në një minierë në Martanesh, në pranga 33-vjeçari! Shpallet në kërkim shoku

6 Qershor 2022, 11:38| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 11:40

  • Share

BULQIZË- 1 person ka rënë në pranga dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim  pasi akuzohet se kanë vjedhur disa mjete pune në një minierë në Martanesh. Report Tv mëson nga burime zyrtare nga Policia e Shtetit se në pranga ka rënë B. B., 33 vjeç, teksa në kërkim është shpallur I. V., 28 vjeç, të 2 banues në Bulqizë.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e të arrestuarit ku i janë gjetur dy kapsolla detonatore dhe disa vegla pune, të dyshuara të vjedhura më parë nga 33-vjeçari.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?