Sendet dhe dokumentet e vjedhura

Vodhën dokumente nga zyrat e Bashkisë Elbasan, në hetim dy të rinj dhe një i mitur

3 Nëntor 2023, 11:36| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 13:21

  • Share

ELBASAN- Dy të rinj dhe një i mitur janë vënë në hetim në Elbasan, pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të bashkisë Elbasan.

Konkretisht ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 19 vjeç, D. S., 18 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Ata dyshohet se nga zyrat e një godine të bashkisë Elbasan kanë vjedhur sende dhe dokumente të ndryshme, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

1699014099_WhatsAppImage20231103at1.17.36PM.jpeg

Sendet dhe dokumentet e vjedhura

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2023 23:02

    19,18,17-vjecaret kur vjedhin nuk kane objekt shkresurina bashkish,por gjera te tjera.Hetoni se kush i ka derguar te bejne kete vjedhje dhe pse!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?