Vodhën 7 banesa në 3 muajt e fundit, arrestohen dy të rinjtë në Kavajë

15 Qershor 2023, 10:50| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 10:59

  • Share

KAVAJË- Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 7 banesave në Kavajë. Të arrestuar janë Shkëlqim Çopa, 20 vjeç, dhe Alfred Përshtaku, 29 vjeç, të dy banues në Golem.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, të rinjtë dyshohen se kanë vjedhur 7 banesa në gjatë periudhës prill-qershor 2023. Ata kanë arritur të marrin pajisje elektrike, mobilje dhe vegla pune.

Policia ka sekuestruar 1 kuti me çelësa mekanikë, gërshërë, kaçavida, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?