5 kompjuterë dhe aksesorët e tyre të cilët u vodhën nga të miturit

Vodhën 5 kompjuterë dhe aksesorët e tyre në gjimnazin e Kukësit, procedohen në gjendje të lirë 3 të mitur

7 Janar 2021, 08:55| Përditesimi: 7 Janar 2021, 09:00

  • Share

Në qytetin e Kukësit, 3 të mitur me inicialet E. E., E. E. dhe K. E, kanë shkatërruar dyert e shkollës së mesme të qytetit, dhe janë futur në laboratorin e informatikës, ku edhe kanë vjedhur 5 kompjuterë dhe aksesorët e tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, është ngritur një grup hetimor me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët, të cilët rezultuan të ishin 3 të mitur dhe si pasojë për shkak të moshës u proceduan të lirë.

Si provë materiale janë sekuestruar 5 kompjuterët dhe aksesorët e tjerë të vjedhur në ambientet e shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?