Pamje nga vendngjarja

Vodhën 4 mln lekë të reja/ Lihet në burg një prej autorëve që grabiti kambistin në Korçë

14 Janar 2021, 13:20| Përditesimi: 14 Janar 2021, 13:33

  • Share

Lihet në burg, Agim Caci njëri prej autorëve që grabitën mëngjesin e së martës kambistin nga Korça.

Është dhënë sot masa e sigurisë për Cacin, i cili në bashkëpunim me 2 të tjerë grabitën mëngjesin e së martës, kambistin nga Korça.

Seanca për të është zhvilluar gjatë mesditës së kësaj të enjteje, ndërkohë që në përfundim të saj është dhënë masa "arrest me burg".

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, ku Agim Caci së bashku me dy të tjerë i grabitën kambistit 4 milion lekë të reja (40 mln të vjetra).

Pas një përplasje fizike midis kambistit dhe Cacit ky i fundit përfundoi në prangat e policisë ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?