Voda:Ministri italian nuk solli dosje
të veçanta, ja 3 qytetet më me risk

3 Nëntor 2017, 22:14| Përditesimi:

  • Share
Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh në Report Tv se ministri i Brendshëm Italian gjatë vizitës sot në Tiranë nuk solli dosje të veçanta. “Nuk u fol për dosje të veçanta” tha ajo.

Rovena Voda foli edhe për bashkëpunimin me Italinë duke theksuar se marrëdhëniet janë të mira, por shtoi se ka pasur edhe raste mosbesimi.

Objektivi i policisë së shtetit është fuqizimi i shërbimit inteligjent në polici, ndërsa Voda deklaroi se qytetet më me risk në Shqipëri përsa i përket kriminalitetit janë; Fieri, Vlora dhe Shkodra.

“Do të fuqizojmë pjesën e shërbimit inteligjent në policie. Po punojmë ta forcojmë dhe të ngremë kapacitetet. Qytete me risk më të madh përsa i përket kriminalitetit janë; Fier, Vlora dhe Shkodra”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?