Vocaj takim me policë me origjinë shqiptare, pjesëtarë të “Ilyrian Society” në New York

1 Dhjetor 2023, 13:51| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 15:02

  • Share

Tre punonjës policie me origjinë shqiptare, pjesëtar të shoqatës të Policisë “Ilyrian Society”, në New York, u pritën në një takim në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Në këtë takim, Detektiv Mikeljan Agolli, Jacqueline Marku dhe Anton Gojcaj u mirëpritën nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj dhe përfaqësues të tjerë të kësaj drejtorie.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe u shkëmbyen përvojat dhe eksperiencat e ndryshme të policisë shqiptare dhe të shoqatës së policisë “Ilyrian Society”, në New York.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?