Droga

Vlorë/I gjenden kanabis, MDMA dhe ekstazi, në pranga 2 persona

14 Qershor 2022, 14:40| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 14:46

  • Share

Një 23-vjeçar nga Lipjani, Kosova me iniciale R.K. ra në pranga pasi iu gjendën disa tableta me lëndë narkotike të llojit ekstazi, një sasi lënde narkotike e llojit MDMA si dhe një sasi kanabis, e ndarë në doza.

Droga të riut iu gjend në vendin ku akomodohej në Dhërmi.

Gjithashtu është arrestuar dhe një 59-vjeçar me iniciale A.S nga fshati Shënvasil i Himarës, pasi në një sipërfaqe toke në përdorim të tij, kishte kultivuar disa rrënjë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?