Plagoset me thikë një 33-vjeçar në Vlorë, në kërkim autori! Policia zbulon detajet e para

23 Shtator 2023, 11:16| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 13:10

  • Share

VLORË- Një konflikt mes dy të rinjve në Vlore ka sjellë plagosjen me thikë të një 33-vjeçari, i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, rreth orës 09:30 në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel.

Autori i plagosjes është 35-vjeçari me iniciale R.K, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 33-vjeçar të identifikuar si A.M.

Policia ndodhet në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ndërsa 33-vjeçar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?