I maskuar e me kallash vjedh firmën e ndërtimit në Vlorë, arrestohet i riu! Në kërkim shoku i tij

2 Prill 2023, 10:39| Përditesimi: 2 Prill 2023, 12:20

  • Share

VLORË- Një person është arrestuar pasi nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë në një zyrë të një firme ndërtimi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dukat i Ri, ku dy persona të maskuar dhe të pajisur me kallashnikovë grabitën paratë në zyrën e një firme ndërtimi. Report Tv mëson se në pranga ka rënë Saldjon Çela, i dënuar më parë për vjedhje, e ndërsa është shpallur në kërkim shoku, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Gazetari Armand Xhelili ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë rreth 150 mijë lekë.

“Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Outsider”, të maskuar, vodhën duke kërcënuar me armë zjarri kallashnikov, një shumë parash, në zyrën e një firme ndërtimi, kapet dhe vihet në pranga njëri prej autorëve, shtetasi Saldjon Çela. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?