Vlorë, fermerët e Panajasë heqin dorë nga vreshtat: Çmimi i rakisë e verës është i ulët, mungon tregu! Dhjetëra kuintal stok

21 Shkurt, 16:14| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:25

  • Share

Panajaja është ndër fshatrat piktoresk të Vlorës që njihet për vreshtari dhe ullishte. Tashmë është sezoni i krasitjes së pemëve, por fermerë të paktë shihen nëpër vreshta. Ata shprehen se për shkak të prodhimit të mbetur stok, po heqin dorë nga kultivimi i rrushit dhe synojnë t’i zëvendësojnë me agrume.

Fermerët tregojnë se në banesa kanë me dhjetëra kuintal verë dhe raki që u ka mbetur pa shitur nga sezoni i kaluar, ndaj nuk kanë leverdi të merren me vreshtari, pasi dhe çmimet e pesticideve janë të larta.

“Kam 17 kuintal raki ne shtepi dhe vere dhe me ka mbetur pa shitur”.

“Rrushi ka shpenzime. Kushtojnë shtrenjtë pesticidet. Do e shkul nga rrënjët. Nga 3 dynym do mbaj vetëm 1 dynym rrush për konsum ne familje”.  

“Rakinë e shes me 300 lek për litër, por nuk vjen njeri ta marrë”.

Sipas fermerëve të Panajasë mallrat e importit kanë dëmtuar ato të vendit, që mbeten stok.

“Vjen raki nga jashtë dhe mbetet pa shitur rakia që prodhojmë ne”.

Vreshtaria dhe prodhim i verës e rakisë kanë qenë tradite e hershme për këtë fshat me 200 banorë. Mungesa e mbështetjes me subvencione dhe sidomos vështirësitë e tregut po çojnë në uljen e sipërfaqes së vreshtave në Panaja.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?