Vlorë/ Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Jalli, tymi kancerogjen mbulon gjithë qytetin (VIDEO)

30 Shtator 2022, 19:33| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 20:16

  • Share

VLORË-Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish është përfshirë nga flakët. Report Tv mëson se po digjen mbetje plastike dhe goma, teksa shtëllungat e tymit kancerogjen kanë ndodhur të gjithë qytetin.

Në video shihet se si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, teksa kjo nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë zonë, duke mos përjashtuar faktin që mund të jetë një zjarr i qëllimshëm.

 Edhe më parë mbeturinave në fushën e mbetjeve iu është vënë flaka nga persona që mbledhin mbetje plastike apo dhe hekurishte, që i djegin për të patur lehtësira në gjetjen e tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?