Vlorë, zjarr i madh në kodrat me ullinj në fshatin Trevllazër! Era favorizon flakët (VIDEO)

9 Shtator 2022, 17:41| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 17:51

  • Share

Një zjarr i madh ka rënë në kodrat me ullinj në fshatin Trevllazër të Vlorës. Flakët po përhapen në një sipërfaqe më të madhe, duke arritur madje në kufirin ndarës mes fshatit Trevllazër dhe fshatit Mifol.

Aktualisht dy mjete zjarrfikëse po punojnë  për shuarjen e zjarrit, por po hasen në vështirësi për shkak të terrenit të vështirë kodrinor ku ndodhet vatra e zjarrit, njëkohësisht era e fortë po favorizon dhe përhapjen shpejt të flakëve.

Mësohet se zonës  së përfshirë nga flakët po niset një mjet tjetër zjarrfikës së bashku me 5 efektivë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?