Vlorë/ Mbolli 330 bimë kanabisi në banesë, arrestohet 40-vjeçari! Vjedhja e energjisë 'çoi' policinë te zbulimi i 'shtëpisë së barit'(VIDEO)

2 Mars 2022, 13:01| Përditesimi: 2 Mars 2022, 14:48

  • Share

Vjedhja e energjisë elektrike ka çuar në zbulimin e një 'shtëpie bari' në lagjen 'Kushtrimi' në Vlorë, ndërsa u vu në pranga një person. Është arrestuar Anest Rrapaj 40 vjeç, i cili kishte përshtatur banesën që kishte marrë në përdorim për kultivimin e kanabisit.

Policia gjeti të mbjella në vazo plastike 330 bimë si dhe u sekuestruan 88 llamba, 18 freskuese dhe 5 aspiratorë që shërbenin për kultivimin e kanabisit, teksa energjia elektrike sigurohej nëpërmjet një lidhje të paligjshme energjie.

Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve","Kultivimi i bimëve narkotike" dhe ”Vjedhja e energjisë elektrike".

VIDEO - Brenda shtepise

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?