Vlorë/ Vodhi 2500 euro dhe sende me vlerë në makinën e çiftit italian, arrestohet grabitësi! Amnistia 'e liroi' para pak kohësh (EMRI)

11 Maj, 19:00| Përditesimi: 11 Maj, 22:06

  • Share

VLORË - Policia ka arrestuar ditën e sotme personin e dyshuar si grabitësi i automjetit të çiftit italian, në zonën e Lungomares, ngjarje e ndodhur ditën e premte (10 maj 2024).

Grabitësi i dyshuar, i identifikuar si Ervis Myertaj, theu xhamin e makinës së italianëve dhe vodhi 2500 euro dhe sende personale.

Report Tv mëson se Myrtaj ka dalë nga burgu 10 ditë më parë, falë procesit të amnistisë. 

Fillimisht policia i ka bërë thirrje Myrtajt të ndalojë makinën me të cilën po lëvizte, por ai ka braktisur automjetin dhe ka tentuar t’i largohet bluve me vrap.

Grabitësi është kapur dhe arrestuar pas 30 minutash ndjekje nga blutë. Aktualisht po merret në pyetje për lidhjen e tij me ngjarjen në fjalë. 

 

Ora 21:20
VIDEO/ Momenti i arrestimit të Ervis Myrtaj, vodhi 2500 euro dhe sende me vlerë në makinën e çiftit italian

Ervis Myrtaj quhet i dyshuari për grabitjen e automjetit të çiftit italian në zonën e Lungomares, ngjarje e ndodhur ditën e premte (10 maj 2024).

Ai theu xhamin e makinës së italianëve dhe vodhi paratë e sende personale.

Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të Myrtajt, ndërsa mëson se fillimisht policia i ka bërë thirrje të ndalojë makinën me të cilën po lëvizte, por ai ka braktisur automjetin dhe ka tentuar t’i largohet bluve me vrap.

Grabitësi është kapur dhe arrestuar pas 30 minutash nga blutë. Aktualisht po merret në pyetje për lidhjen e tij me ngjarjen në fjalë. 
 

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vilson: 11/05/2024 21:06

    Gabimi me i madh eshte lirimi nga burgu i hajduteve sepse hajduti nuk ndryshon prandaj thone BISHTI I QENIT BISHT QENI MBETET.Me kete veprim te pa pergjegjshem qe beri drejtesia do ta vuaj populli.

    Përgjigju
    • Or tej: 11/05/2024 21:42

      Jane burgjet plot or teeeejjjjj

  • Amistija: 11/05/2024 19:08

    Lironi lironi dhe boni amisti the per ato qe kan bo vrasje. Se per ekeanet e tv do jen prap nuk ndryshojn. Leni qent mbrenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?