Vlorë/ U arrestua disa orë pasi u lirua nga amnistia, 40 ditë paraburgim Sokol Sinomati! Seanca për 'Buzëderrin' nën masa të rrepta sigurie

27 Prill, 11:06| Përditesimi: 27 Prill, 15:02

  • Share

VLORË- Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", i cili përfitoi nga amnistia penale, por u arrestua disa orë më vonë për llogari të drejtësisë italiane, është lënë në burg nga gjykata e Vlorës.

Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tij dhe ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg me afat 40 ditë’. Vendimi me afat u caktua për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit në drejtim të Italisë.

Ndaj Sinomatit ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa para gjykatës kanë mbërritur forcat Shqiponja dhe forca të FNSH-së.

Sokol Sinomati u arrestua sapo hyri në Vlorë (24 prill), vetëm pak orë pasi kishte dalë nga qelia e burgut të Fushë-Krujës. Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara.

Sokol Sinomati është babai i të riut Gëzim Sinimati, që u ekzekutua me snajper në janar të këtij viti në Vlorë, atentat ende i pazbardhur.

Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën ‘buzëderr’, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vigjilenca: 27/04/2024 18:09

    Ju ra vigjilinca.. më mirë herës tjetër hë vlla mos u mërzisni

    Përgjigju
  • Vlor: 27/04/2024 11:56

    Mos e leshoni me kete perbindesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?