Dy turistë amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë e Gjirit të Filikurit u shpëtuan nga policia dy ditë më parë, duke sjellë edhe një here në vëmendje rrezikun që u kanoset të huajve që eksplorojnë natyrën e egër të pashoqëruar nga guidat lokale.
“Shkak është mungesa e informacionit e këtyre turistëve. Ne kemi informacion të saktë në agjencitë turistike, por ata nuk e marrin informacionin e saktë. Po kështu dalin në eksplorim të pashoqëruar nga guidat”, tha kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Vlorë, Nexhip Hysolakoj.
Sipas tij, aventurierët hyjnë në male pa marrë parasysh rreziqet ndaj në disa raste mbeten të bllokuar. Turistët e huaj nisen drejt maleve të Shqipërisë duke i besuar informacionit në google dhe pa kërkuar informacion nga agjencitë dhe guidierët e licensuar në vend. Vetëm në 6 muaj e parë të këtij viti janë shpëtuar 10 turistë të huaj që kishin humbur rrugën në Llogara, Karaburun dhe Gjipe.
Mirë, mirë ti ke të drejtë, por vini edhe ndonjë tabelë pyjeve e maleve se edhe ato të ndihmojnë. Merrni shembull nga Kroacia
Përgjigju