Foto ilustruese

Vlorë/ Tentoi të vidhte banesën e një gruaje në lagjen “Partizani”, arrestohet 27-vjeçari

11 Nëntor 2023, 15:52| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 16:00

  • Share

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës pasi tentoi të vidhte një banesë.

I riu me inicialet G.Ç., kishte tentuar të vidhte banesën e një shtetaseje në lagjen “Partizani”.

Ndër të tjera, një 57-vjeçar është kapur dhe arrestuar nga policia e Delvinës pasi ishte shpallur në kërkim.

57-vjeçari me inicialet J.C., ishte shpallur në kërkim nga policia që nga tetori i këtij viti pasi dyshohet se ka dëmtuar 70 pemë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?