Kronikë

Vlorë/ Të moshuarit radhë për dozën e tretë të vaksinës, mjekja: Çdo ditë paraqiten rreth 20 qytetarë mbi 60 vjeç

5 Nëntor 2021, 20:35| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 20:47

  • Share

Të shumtë janë qytetarët që presin për të bërë dozën e tretë të vaksinës në qendrën shëndetësore të lagjes 1 Maji  në Vlorë...

Mjekja Rajmonda Zotaj shprehet se paraqiten çdo ditë rreth 20 persona të moshës 60 vjeç e lart që paraqiten për dozën e tretë.

"Ka interes për vaksinat, ne kemi nxjerr fashat e vaksinimit dhe të  parët që po vijnë janë ata të moshës mbi 70 vjec e lart që kanë bërë vaksinat e para që në shkurt dhe mars. Një pjesë e mirë janë lajmëruar nga mjeku i familjes por edhe vijnë vetë qytetarët që paraqiten për dozën e tretë", u shpreh Zotaj.

Sipas saj vaksina përforcuese  po  aplikohet në popullsinë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë. Sa i takon vaksinimit të fëmijëve po bëhen përgatitje,por ende vaksinimi nuk ka startuar.

"Mjekët pediatër kanë përpiluar listat e fëmijëve të moshës 12-15 që janë me sëmundje kronike, nuk ka interes deri tani nga fëmijët, ne kemi përpiluar listat dhe do njoftojmë prindërit", shtoi ajo. 

Qytetarë shprehen se e bëjnë me dëshirë dozën e tretë dhe besojnë tek efekti i vaksinës në shëndetin e tyre .

"Duhet t'ia dimë vlerën vaksinës sepse e parandalon sëmundjen. Dy të parat i kam bërë dhe ndjehem mirë. U bëj thirrje të gjithëve të vijnë të bëjnë vaksinën dhe të mos neglizhojnë. Unë e bëj për shëndetin tim", thanë të moshuarit.

Ndryshe mendon  shtetasi  amerikan i cili  ka ardhur të  kryejë vaksinën  sepse green pass i shërben për të udhëtuar.

"Kam për të udhëtuar drejt Argjentinës dhe më duhet vaksina dhe PCR test. Nuk kam dëshirë ta bëj por këto janë rregullat e shteteve", u shpreh ai.

Në Vlorë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës nisi dy ditë me vonesë, por interesi duket se është i lartë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 05/11/2021 21:45

    Bravo dok Monda.profesioniste humane dhe nje grua zonje ku vlen e meriton te vlersohet edhe me shume.per te tille njerez ka nevoje mjeksia.te falenderojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?