Vlorë/ Task Forca e ujësjellësit në terren, 58 gjoba për lidhje të paligjshme të ujit

26 Shkurt, 14:32| Përditesimi: 27 Shkurt, 20:27

  • Share

Në Vlorë kanë nisur kontrollet e Task Forcës së ujësjellësit dhe deri më tani janë vendosur 58 gjoba për lidhje të paligjshme të ujit dhe janë bërë 110 shkëputje të furnizimit me ujë.

Shkeljet janë gjetur te abonentë familjarë, subjekte private, kryesisht hotele, dhe janë gjobitur me vlera 2-4 milionë lekë.

Penalitete do ketë edhe ndaj punonjësve të ujësjellësit nëse zbulohet që faturimi nuk korrespondon me konsumin e ujit.

Ndërkohë në fjalën e tij Drejtori i Vlorës, Sokol Kananaj u shpreh se kanë bërë njoftime për të gjithë njësitë hoteliere që të pajisen me impiantet e përpunimit të ujërave të zeza.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cimi: 26/02/2024 18:39

    Koli eshte nje djale i respektuar ne Vlore qe i ka bere vend vetes me punen dhe fisnikerine e tij.Kudo ku ka punuar ka lene gjurme te mire.RESPEKTE....

    Përgjigju
    • Rexhepi: 03/03/2024 02:44

      Eee klosi ja njeh me mire e te shoqen

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?