Sociale
Drejt Punës

Vlorë, s'ka interes për mësuesinë, disa degë rrezikojnë të mbyllen! Zv/rektorja: Fakulteti i Shëndetit Publik më i preferuari

14 Shtator 2021, 19:36| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 19:51

  • Share

VLORË- Të rinjtë nuk preferojnë të studiojnë në degët e mësuesisë. ky trend vihet re edhe këtë vit, ku në universitetin e Vlorës disa degë po shkojnë drejt mbylljes. Zv/rektorja tha se fakulteti i shëndetit publik është më i kërkuari, së paku në fazën e parë të regjistrimeve në fakultete.

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga mbyllja e regjistrimeve të fazës së parë, vihet re një interes i ulët i maturantëve për degët e mësuesisë në Universitetin e Vlorës.  Vetëm fakulteti i Shëndetit Publik ka përmbushur pritshmëritë.

"Një pjesë e mirë e degëve në 4 fakultete kanë pasur regjistrime, dhe një pjesë tjetër programet e mësuesisë kanë një rënie të numrit të regjistrimit, konkrektisht në fakultetin e shkencave të natyrës dhe të shkencave humane", u shpreh  Zv/rektore Frosina Qyrdeti

Degët e mësuesisë si histori gjeografi apo cikli ulët rrezikojnë të mbyllen nëse studentët nuk do të shfaqin interes as në dy raundet e tjera të regjistrimit.

"Ka interes për tre programet gazetari dhe trashëgimi kulture por jemi duke pritur studentë dhe në dy fazat e tjera", theksoi ajo.

Edhe pse Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në auditorë nuk do të futet asnjë student i pa vaksinuar, Qyrdeti theksoi se deri më 30 shtator studentëve nuk do tu kërkohet certifikatë vaksinimi.

"Ka një datë 30 shtator që u lënë studentëve për tu vaksinuar, aktualisht që janë provimet e vjeshtës nuk ka pengesa për studentët e pavaksinuar për të hyrë në auditore", deklaroi Frosina Qyrdeti, Zv/rektore e universitetit "Ismail Qemali"

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?