Kronikë

Vlorë, shtëpitë e braktisura 'fole' për të droguarit! Qytetarët: Këtu ka vdekur një i ri! Të merren masa, gjithandej ka shiringa

31 Tetor 2021, 09:40| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 09:47

  • Share

Godina të vjetra dhe të braktisura në Vlorë nuk shërbejnë vetëm si vend për grumbullimin e mbeturinave. Ato janë kthyer edhe në një bazë për përdoruesit e lëndëve narkotike. Report Tv bëri një vëzhgim dhe konstatoi se janë me dhjetëra godinat që janë kthyer në baza për përdoruesit e drogës, sidomos të lëndëve narkotike të forta.

Banorët ndihen të rrezikuar. Ata u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje, pasi rreth këtyre zonave lëvizin çdo ditë fëmijë e të moshuar.

"Për këtu ka vdekur një djalë nga Çolja", tha një qytetar.

"Të rregullohen ose të prishen ose t'i kthehen pronarit", thotë një tjetër.

"Disa prej këtyre unë i njoh, janë të varur dhe nuk i ndalon dot", vijon një tjetër qytetar.

Pavarësisht se shqetësimi është ngritur jo pak herë nga komuniteti, askush nuk ka ndërhyrë për të marrë masa për detyrimin e pronarëve për kujdesin ndaj pronës së tyre. Banorët thanë për Report Tv se janë kryesisht të rinj, të cilët në orët e vona të natës I frekuentojnë ambiente të tilla.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?