Vlorë/ Shisnin lëndë piroteknike, vihen nën hetim 2 persona, sekuestrohen fishekzjarre dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë

2 Janar, 10:57| Përditesimi: 2 Janar, 11:02

  • Share

Vlorë – Një 57-vjeçar dhe një 63-vjeçar janë proceduar penalisht pasi shisnin lëndë piroteknike, fishekzjarrë dhe kapsolla.

57-vjeçari i identifikuar me inicialet E.H. dhe 63-vjeçari me inicialet B.M. shisnin lëndët piroteknike në lagjet "Hajro Çakërri" dhe "28 Nëntori".

“Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, konstatuan se në lagjet "Hajro Çakërri" dhe "28 Nëntori", 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.

Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë”,- njofton policia.

Gjatë kontrollove në pikat e shitjes blutë kanë sekuestruar kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.

Dy burrat akuzohen për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë".

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Customs: 02/01/2024 12:33

    Po si hyjnë në Dogana e kufi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?