Foto ilustruese

Vlorë, sherr mes disa të rinjsh, tre në spital, 5 shoqërohen në Komisariat

9 Prill, 16:22| Përditesimi: 9 Prill, 16:42

  • Share

VLORË - Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në lagjen 1 Maji.

Tre të rinj kanë përfunduar në spital, ndërkohë pesë persona janë shoqëruar për në komisariat.

'Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç.  

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.', thuhet në njoftimin e policisë.  

Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për debate në rrjetet sociale.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?