Armët që iu sekuestruan 18 vjeçarit në banesë

Vlorë, sherr mes të rinjve pranë Gjykatës, 3 goditet me thikë! Arrestohet njëri prej autorëve, tjetri në kërkim

3 Shkurt, 12:36| Përditesimi: 3 Shkurt, 13:50

  • Share

Vlore - Tre persona janë goditur me thikë  pas një sherri të ndodhur mesditën e sotme (3 shkurt 2024) në lagjen “Isa Boletini” pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës

Policia ka arrestuar njërin prej autorëve, H. M., 18 vjeç ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Të dëmtuarit me thikë janë  shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika).  Vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë konflikt, shtetasit J. R.   

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?