Dhunoi për vdekje inxhinierin në Vlorë, autori është djali i anëtares së KLP-së! Shkak, borxhi për një apartament, i riu u arrestua pas 4 orësh (VIDEO)

7 Gusht 2023, 13:09| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 07:46

  • Share

VLORË- Një borxh i pashlyer u bë shkaku i një vrasjes së inxhinierit 55-vjeçar Armando Meshau mesditën 7 gushtit në Vlorë. Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës djalit të anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45.

Dyshohet se viktima është goditur me grushta.

Policia bëri të mundur arrestimin e autorit, Rei Meta 4 orë pas ngjarjes në zonën e Lungomares. Rei Meta gjithashtu figuron si punonjës në Drejtorinë e Doganave në Tiranë. 

33-vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Blutë kanë shoqëruar disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa deçizive raportohet se do të shërbejnë mbi ngjarjen janë pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tashmë janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Report Tv mëson se shkak i sherrit midis dy burrave mendohet të ketë qenë një borxh i pashlyer për një apartament, por kjo pritet të qartësohet nga hetimet. Fillimisht midis të dyve ka pasur sharje dhe ofendime, teksa shumë shpejt gjithçka degjeneroi në dhunë, e cila rezultoi fatale për 55-vjeçarin që mbeti i vdekur pas dhunës fizike.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari Armand Xhelili

1691407327_page.jpg

 

Foto nga vendi i ngjarjes, trupi i viktimës

1691411551_ArmandoMeshau.jpg

 

Viktima Armando Meshau 

Ora 20:09
Vrau inxhinerin në Vlorë, Report Tv siguron foton e autorit! 33-vjeçari është djali i anëtares së KLP-së

1691431688_reimeta.jpeg

Personi që shikoni në foto është Rei Meta, autori i vrasjes së inxhinerit Armando Meshau në Vlorë. Gjithçka nisi me një përplasje fizike në një qendër interneti për borxhin e një apartamenti. Rei Meta përdori sende të forta duke shkaktuar vdekjen e 55-vjeçarit. Autori rezulton i biri i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta.

Ora 19:53
Vrau inxhinierin 55-vjeçar në Vlorë, autori është djali i anëtares së KLP-së

1691431777_autori.jpg

Antarja e KLP, Nurihan Meta dhe autori Rei Meta

Autori i ngjarjes së sotme në Vlorë, vrasjes së inxhinerit 55-vjeçar Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së KLP-së.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Prej disa vitesh autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre për shkak të blerjes së një apartamenti

Ora 15:07
Vlorë, vrau Armando Meshaun duke e goditur me grushte, arrestohet autori

1691406485_vlore.jpg

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot në mesditë në Vlorë.

Armando Meshau, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti.

Report Tv mëson se shkak i sherrit midis dy burrave mendohet të ketë qenë një borxh i pashlyer, por kjo pritet të qartësohet nga hetimet.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 08/08/2023 10:05

    I tërë pushteti më në krye Edvin shkjau shqipfolës ë mafioz, mjer ky popull !

    Përgjigju
  • Edi25252: 08/08/2023 07:52

    O popull mos jepni lek borxh ,se nuk i merrni më . Unë kam dhënë lek borxh shuma të konsiderueshme dhe nuk mi kanë dhënë akoma . Mos jepni borxh asnjeriu . Sa kanë hall qajnë e të bien në këmbë , pastaj harrojnë . Tani që humba paratë , kush më kërkon borxh i drejtoj të shkojnë në bankë

    Përgjigju
  • Kpl: 08/08/2023 01:57

    Gjithe prokuroreve, gjyqtareve, ju do konfiskuar cdo pasuri, te hiqen nga sistemi drejtesise.

    Përgjigju
    • Same working: 09/08/2023 23:08

      Shume mire ZOTERI K.P.I. PO KUSH do ti konfiskoje ...HAJDUTET. ??. I BIJE qe HAJDUTI ....TE kapi HAJDUTIN . HA HAA.HAAAAAHA.

  • Iris: 08/08/2023 01:05

    Nuk eshte e qarte kush kishte borxh e kundrejt kujt,artikulli thote vetem qe shkak ishte nje borxh,por duket qe vrasesi eshte /poster child/ i asaj per c'ka akuzohet edhe sikur te mos kishte bere asgje.Eshte nje nga ata qe terheqin vemendjen.

    Përgjigju
  • Maku: 07/08/2023 23:20

    Me vonese update ketu qe autori qenka dhe zyrtar dogane. Bir bir, cfare shteti!

    Përgjigju
  • Erdi: 07/08/2023 21:54

    Po ti moj piçk***ur vet nuk u ngopke po do dhe djàlin me lek?

    Përgjigju
    • Kapedani: 11/08/2023 03:02

      Mos e ngateron ZONJEN .PROKURORE .me te TEM...BAXHELLEN.???. APO ME MOTRAT E. TUA BASTARD....REI ..NUK KA FAJI .....AI HAJDUTI NEK MBAJTI FJALEN .....DHE E QELLOJ I PARI . ERDI LESHI I BIRI BAXHELLES ..MBAJ GOJEN. ZAGAR.

  • Nardi: 07/08/2023 21:36

    Normal me kete mama qe ka ky, do dali i pafajshem, fajtor eshte i ndjeri viktima qe vdiq, dhe nuk ja fali shtepin këtij djali te veshur me pushtet. Me kujtohet nje shprehje nga nje mik shkodran, mos te hipte vetja ne qejf. Kështu do e hajne kokën keta qe kane mamin dhe babin me pushtet. Eshte gjeja me e bukur per popullin kur shikon nje prind si keta me pushtet qe jane sot qe shpërdorojnë dhe vjedhin kur varrosin bijte e tyre.

    Përgjigju
  • Erisa: 07/08/2023 21:30

    Te jape doreheqjen mamaja e te tregoje fisnikeri po mos u lodhni me trevat e shqiperise se te gjitha jane te bukura e njerezit jane te mire, thjesht problemet e perditshme jane ato qe na shqetesojne nekete vend te bukur. Ne new york drogohen vriten ne mes te dites e qytetit e nuk perben lajm sic behet ketu

    Përgjigju
  • Te veshur me pushtet: 07/08/2023 21:02

    Rezultati i veshjes me pushtet. Nuk kane te ndalur jashteqitjet e pushtetit pa kufinj

    Përgjigju
  • Toni: 07/08/2023 20:42

    Mirë e paska edukuar familja. Anëtarja e KLP, qe i bie te jete prokurore, nuk ia ka shpjeguar të birit se s’behet vetëgjygjësi? Por paditje ne gjykata ? Nje i vdekur, harbuti në burg, ajo pa punë, bravo për mençurinë Rei gangsteri !

    Përgjigju
  • Alb: 07/08/2023 20:06

    Nga tp e keni autorin se keta vlonjatet te han k.. vec der der bejn.

    Përgjigju
    • Grupi: 07/08/2023 22:12

      Ju genjen mendja se faktet flasin ndryshe. Provoje se e kupton por sdo e ndjesh si shume te tjere. Trimeri te madhe ka bere fshatari i tp duke rrahur nje 56 vjecar.

    • Vlonajti: 07/08/2023 21:40

      Na i bej hallall vlla, here tjtr do ta respektojme motren ne syrin tend

  • Alds rock: 07/08/2023 18:57

    E para e punës vrasësi është nga Tirana dhe e kapën për 4 ore. Bravo policia a Vlorës. Kot hani m. ju. Po në Tiranë a gjëkund tjetër nuk ndodhin vrasje? Apo ju ka ngelur k. Vlorës ne b.th e nuk e hiqni dot na mendja. Pse jeni kaq leshko ore ju njëthundrak partiak? Besoni se do merrni popullin me vete pas hajnave që thoni? Lexoni shumë e flisni pak e me vend.

    Përgjigju
  • Shoku Emes: 07/08/2023 17:21

    Mos flisni per Vloren. Po flisni ver fush kurj e lart. Me mir te me kishin vrar tha ai se sa te me qellonin me dack. Eshte turp te vesh ne shpi se thot gruaja te qelluan Rajat me dack. Ca burri je ti. Ja kjo eshte shqiperia fush kruj e siper.

    Përgjigju
  • O vlore e bukur ne grop ti grupi nga vl e di vet vazhdimin: 07/08/2023 17:11

    O grupi spitali me lend te par vl aty nga je ti,e para punes je k.r me zile qe i ma ison ktyne qe perdorin fjalen malok dhe e dyta me ate kuptim qe e ke ti fjalen malok nuk i gje ne tp po aty ku je ti,ju jeni k..a me zile,dhe boll e perdoret fjalen malok se sjeni tu ofendu njeri veç intelektin qe e keni zero

    Përgjigju
    • Grupi: 07/08/2023 19:40

      Te tjerat i di motra jote o caro di lala qe te dhimbka fjala " malok". Nese flisni ju per koeficent intelektual ne duhet te heshtim sepse per ju ky koeficent nuk e kalon mesataren. Vuaje prejardhjen se bari nuk behet lis dhe as pisi fis.

  • ema: 07/08/2023 16:23

    Shkoni me pushime në Vlorë po deshët. Nëse nuk do ju vrasin, do ju grabisin, do ju zhdëpin në dru pse i patë shtrembër (sipas tyre), do jua fusin në çmime si dhe do ju stresojnë me fodullëkun e arrogancën e tyre.

    Përgjigju
    • Turi: 07/08/2023 18:20

      Ema kjo qe ndodhi sot ne Vlore ndodh ne te gjithe boten dhe eshte nje fatkeqesi qe njerezit akoma i zgjidhin prb me dhune por nqs ti nuk do te shkosh me pushime ne Vlore te vafte mbare ne ane tjeter ama nuk te lejoj ti besh reklame te keqe Vlores dhe Vlonjateve sepse nuk mund te gjykosh nje qutet nga nje episod . Nga kush qytet je ti qe nuk ndodhin keto episode ? Komentoni me llogjike dhe jo me urrejtje

    • Daku: 07/08/2023 17:43

      Kjo e paska me vlonjatet qenka kokra e debiles mos te ka ngelur ndonje peshk vlonjat ne goje.qe je kaq farmak

    • Ema moj moter: 07/08/2023 17:19

      Do kesh pas ndonje histori te dhimbshme me vlonjat qe i paske kaq inat. Ske faj. Kemb krevati thyejn te shkretet. Ku ka pyll pa derra moj cupe. Nga je ti. Mos jeton ne Vatikan?

    • Grupi: 07/08/2023 17:05

      Ema mos shko ne Vlore se te paskan vrare, te paskan grabitur dhe te paskan rrahur. Paske vuajtur shume, apo do thuash qe jo mua por nje shoqen time. Qe nuk ta kane varur shiko njehere nga vetja se mos e gjen aty shkakun se zakonisht njerezit me komplekse inferioriteti e vuajne shume kete.

    • Vlonjat: 07/08/2023 17:04

      Do beje mire te lexoje para se ta hapesh halene. Nga Tirana eshte agresori. Gjithsesi nuk ja ul dot vlerat Vlores...Ema

    • Plazhisti: 07/08/2023 17:03

      Jo vetem ne valore por ne Shqiperi nuk shkohet Kur ikem thonin qe esht bere per te ikur naten...tani nuk esht per te shkuar as naten. Esht vend i bekuar me njerez te mallkuar

    • Ismail Qemali: 07/08/2023 16:55

      Qetesohu moj Ema se te paska kapur vlonjatofobia,nga te buron kjo urrejtje per Vloren?Hapu me popullin,kaq shume ta paskan futur vlonjatet sa ke ngel me trauma te pa rekuperueshme??Megjithate nuk po te shaj se jam i sigurt nga i shkruari je vete vlonjate e tironizuar.

  • Tani: 07/08/2023 16:08

    Malokët e jugut. Kujtova mos kishte malokë vetëm veriu, por edhe jugu paska me bollëk.

    Përgjigju
    • Grupi: 07/08/2023 16:26

      Maloket e jugut kerkoi nga tepelena jo ne vlore o Tani. Rasti eshte fatkeq sepse nuk besoj qe e ka dashur te vdekur me grushta Megjithate meriton denim shembullor. Fatkeqesisht ne cdo cep te shqiperise kultura e kanosjes, grushtit dhe dhunes reklamohet si vlere. Njerezit jane bere shume agresive dhe veshtire se gjen ne ndonje problem mirekuptim nga palet. Ngushellime familjes se inxhinierit.

  • Luli: 07/08/2023 15:51

    Vlonjatet jane te keqinjte e njeri tjetrit

    Përgjigju
  • Shperthyesi: 07/08/2023 13:47

    Per pak futet ne loje Kavaja, dhe ne shtese te keput Korca...

    Përgjigju
  • Popopopo: 07/08/2023 13:15

    Vlora si gjithmone nuk mund te mungonte gjate veres. Tani rradhen e ka Shkodra ose Laçi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?