Vlorë, Rama inspekton punimet në 'Lungomare 3': Transformim shembullor i 10.7 kilometrave turistike

16 Mars, 14:01| Përditesimi: 16 Mars, 14:39

  • Share

VLORË - Rikualifikimi urban i vijës bregdetare Vlorë-Rradhimë-Orikum, ose Lungomare 3 ka hyrë tashmë në një fazë të rëndësishme të punimeve, të cilat vijojnë në të gjitha lotet me një sërë ndërhyrjesh themelore që rikompozojnë krejtësisht zonën e bregdetit, ku do t’i jepet prioritet pushuesve, me një infrastrukturë të denjë për Vlorën turistike.

Punët e realizuara deri më tani përfshijnë zgjerimin e plazheve, krijimin e hapësirave mbrojtëse nga uji, çeljen e shtigjeve këmbësore, ku do të shtohet edhe korsia e biçikletave, bashkë me elementë të rinj të mobilimit urban.

Kryeministri Rama, zhvilloi inspektimin e radhës në Lungomare 3, ku në disa segmente, punimet janë drejt finalizmit për të mikpritur turistët në sezonin veror.

“Këtu jemi në pjesën më të vështirë, në pjesën nëntokësorë të të gjithë zones. Të gjitha këto punime nëntokësore, pilotat kanë mbaruar, tani presim vetëm me ngritjen e nivelit 2.2 nga niveli i detit. Faktikisht e gjitha kjo zonë bashkë me rrethimin e vilës që mbaron së shpejti dhe krijon edhe korsinë e biçikletës brenda fundit të majit është gati. Gjithë kjo pjesa këtu do të jetë shëtitore.

Ky materiali do të hiqet, do të pastrohet e pilotat do të mbrohen me gurë të mëdhenj. Për sezon, me 15 qershor besoj do të jetë e mbaruar kjo zonë këtu.” – u shpreh njëri prej inxhinierëve, i cili e njohu kryeministrin Rama me detaje teknike të projektit.

Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe zgjerimi i plazheve përmes moleve të vendosura si infrastrukturë për varkat dhe për pushuesit, si dhe rikualifikimi i godinave përreth në bashkëpunim me pronarët private.

“Kryeministër, jemi 4 muaj nga vizita juaj e fundit dhe në këto 4 muaj është bërë një volum pune në lidhje me pjesën e marinave, pothuajse 90% e përfunduar, që është edhe pjesa më e vështirë e projektit. Marinat ose thënë ndryshe penelet janë gjithë këto strukturat që ne shikojmë. Molet, por efekti kryesor i tyre është ajo mbushja që ne shikojmë. Nëse ne i mbushim ato me zhavorr që në këtë fazë që jemi, ajo reziston.

Është plazh i fituar i gjithi. Behet një kompozim perfekt i gjithë vijës bregdetare.” - evidentoi një prej zbatuesve të projektit, teksa dha më tepër detaje për mobilimin urban dhe gjelbërimin e zonës.

“Kemi filluar dhe me atë që është më e rëndësishmja, ne pjesën e moketit të shëtitores. Ka filluar konturimi i murit mbajtës të shëtitores. Konturimi i brezit të gjelbër. Për çdo gjatësi 150 m  do të plotësohet dhe me elementët e nevojshëm që do të jenë tualete, dushet, dhomat e ndërrimit. Vetëm në një pjesë që jemi këtu 150-200 metra janë të gjithë elementët, jo mëse të mjaftueshëm, por jemi në një mjedis urban estetik perfekt. Si kjo pjesë këtu është e gjithë gjatësia 4.5 km. Pjesa e mbushjes së plazheve duhet parë sepse krijojmë dyfishin ose trefishin e plazheve ekzistuese.”

Shëtitorja e parashikuar në këtë projekt është 5 metra e gjerë, e gjelbëruar kryesisht me pemë të përshtatura me klimën e zonës si pisha druri, palma, agrume në zona të caktuara, etj.

Kryeministri nuk i kurse batuat as me disa qytetarë që kishin zgjedhur të bënin plazh këtë ditë marsi pranë zonës ku punohet. Ata e thërritën kryeminsitrin nga larg t'iu bashkohej atyre për plazh.

‘O gjigand, hajde o babale zhytu!’

Nuk mungoi as përgigjja e Ramës.

‘Po erdha unë aty, nuk ka kush i bën këto punë këtu. Janë të ndara gjërat.’

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?