Vlorë, punonjësit e transportit publik në protestë: Duam pagën e luftës, kemi 3 muaj pa punë (VIDEO)

26 Maj 2020, 13:29| Përditesimi: 26 Maj 2020, 13:40

  • Share

Rreth 50 punonjës të transportit publik në Vlorë kanë protestuar ditën e sotme para Prefekturës Vlorë për të kërkuar pagën e luftës. Punonjësit shprehen se puna e tyre u mbyll që më 12 mars, por edhe pse kanë aplikuar për të përfituar pagën e luftës, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Firma në të cilën janë të punësuar u ka thënë punonjësve se u është bërë aplikimi për pagën e luftës dhe se çdo gjë është në rregull. Fakti se pse ato ende nuk kanë përfituar nga paga e luftës, sipas firmës e kanë fajin instancat vendore dhe qendrore që aplikimi i tyre nuk aprovohet.

Për 3 muaj këto punonjësit nuk kanë përfituar asgjë, kanë mbetur pa punë dhe shprehen se në këtë gjendje e kanë të pamundur të mbajnë më familjen e tyre. Ata kanë paralajmëruar se nëse problemi i tyre nuk gjejnë zgjidhje atëherë do të organizojnë protestat më të mëdha para institucioneve dhe nuk do të lëvizin nga aty deri sa të marrin pagën e luftës.

Sipas punonjësve deri tani kanë marrë vetëm një përgjigje nga Drejtoria e Tatimeve, e cila u ka thënë se ata e kanë përfunduar punën më 12 mars, para vendimit të qeverisë dhe për këtë nuk e përfitojnë pagën e luftës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledio: 26/05/2020 15:42

    Po ikni o se pak lek keni vjedh ju me bileta e duke e mbajtur autobuzin me 15 km ne ore qe te merrni sa me shume njerez rruges.Te gjithe mebarkin te hojaju dhe skemi buk.

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/05/2020 14:01

    Me ke luftuan keta kokpaçe parazite zorrkalbure qe duan leke qyl?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?