Vasil Bedinaj

Vlorë/ Pronari i “Reginës”, Vasil Bedinaj hetohet për ndërtim pa leje, në kërkim ndërtuesi

29 Dhjetor 2023, 12:26| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 13:55

  • Share

Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik në Vlorë, njëherësh pronarë i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”, po hetohet në gjendje të lirë nga Policia e Vlorës.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, në një objekt në ndërtim në zonën e Radhimës, ku Bedinaj është investitor, por kryheshin punime jashtë lejes së miratuar nga organet kompetente.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se shpalli në kërkim Altin Karalliu me banim në Vlorë, drejtues i punimeve në firmën ndërtuese, që sipas policisë nga 5 kate me leje, u zbulua në terren, se po ndërtohej i gjashti, rreth 700 metra katror.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. K., banues në Vlorë, me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me IVMT Vlorë kanë konstatuar se në një objekt që po ndërtohej nga kjo firmë, punimet po kryheshin jashtë lejes së miratuar nga organet kompetente. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 51 vjeç, investitor në ndërtimin e këtij objekti” thuhet në njoftimin e policisë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • platon: 29/12/2023 13:07

    Hetojeni se punon dhe me mall ky fshatari arrogant

    Përgjigju
    • Bossi: 29/12/2023 16:19

      Te mbyti xhelozia more i mbaruar

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?