Vlorë/ Përfshihet nga flakët gjatë natës fusha e mbetjeve, zjarri vihet në kontroll

11 Shkurt, 07:24| Përditesimi: 11 Shkurt, 09:12

  • Share

VLORË- Fusha e mbetjeve të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët gjatë natës. Flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e tyre.

Report Tv sjell pamjet nga flakët që përfshinë fushën e mbetjeve në Vlorë. Report Tv mëson se flakët janë vënë në kontroll në orët e para të mëngjesit. 

Megjithatë era e fortë shton frikën e rindezjes së vatrës së zjarrit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?