I gëzohet amnistisë vetëm pak orë, Sokol Sinomati i njohur si 'Buzëderri' la qelinë në Fushë-Krujë dhe u arrestua sapo u fut në Vlorë

25 Prill, 12:23| Përditesimi: 25 Prill, 14:20

  • Share

Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë të mërkurën (24 prill). Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka lënë qelinë e burgut të Fushë-Krujës një ditë më parë.

Por pak orë pas lirimit, burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës e kanë arrestuar atë sapo ka hyrë në qytetin bregdetar. Sokol Sinomati ka qenë në shoqërinë e vëllait të tij.

Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh.

'Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”.'- njofton policia.

Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.

Më shumë se 100 polic blinduan Vlorën, mesditën e 9 janarit, kur edhe varros djali i Sokol Sinomatit, për të garantuar sigurinë, pasi ky i fundit la burgun e Fushë-Krujës, për të përcjellë në banesën e fundit, të birin.

Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën ‘buzëderr’, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armabd: 25/04/2024 20:21

    Cfar shteti qe nuk kalon ne filter me par te burgosurit. Kjo esht ber me qellim qe me par te perfitonte nga amistia sepse nese do e benin te ditur me mar atëherë nuk do e perfitonte amnistinë. Po tani duhet te kthej amnistinë mbrapsht ky.

    Përgjigju
  • Or tej: 25/04/2024 16:47

    Ka rregulla kooperativa or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?