Vlorë/ Pas 4 ditësh, reshjet e shiut shuajnë flakët në zonën e Hidrovorit! U dogjën dhjetëra hektarë tokë, pemë dhe bimësi të zonës

11 Tetor 2022, 09:24| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 09:31

  • Share

VLORË - Shuhet pas thuajse 4 ditësh zjarri në zonën e Hidrovorit në afërsi të fshatit Akërni.

Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes kanë shuar flakët ndërsa dëmet e shkaktuara si rjedhojë e zjarrit janë të konsiderueshme.

Dhjetra hektarë tokë e djegur, tokë me shkurre, pemë të llojit pishë por edhe bimësi të zonës janë shkrumbuar. Gjithashtu është djegur nga flakët një pjesë e pyllit aty pranë.

Nga forcat zjarrfikëse do të vijojë edhe sot monitorimi i situatës pasi ka trungje që digjen dhe përbëjnë rrezik për t’u riakzivizuar zjarri sërish.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mbesa e Besnik Bekteshit: 11/10/2022 10:00

    Sikur te kishim satelitet ky zjarri do ishte eleminuar pa filluar. Rrofte shiu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?