Droguan dhe më pas përdhunuan 26-vjeçaren! Arrestohen dy të rinj në Vlorë, shpallet në kërkim i treti

22 Tetor 2023, 14:59| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 18:35

  • Share

Tre të rinj, 31 vjeç, 28 vjeç dhe 32 vjeç dyshohet se kanë droguar dhe më pas kanë përdhunuar një 26 -vjeçare në qytetin e Vlorës.

Dy të parët janë prangosur ndërsa vijon puna për kapjen e 32 vjeçarit, të tre banues në Vlorë.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?