Vlorë/ Në kërkim për vjedhje, arrestohet 20-vjeçari! VIDEO nga momenti kur thyen derën e lokalit

17 Shkurt, 10:20| Përditesimi: 17 Shkurt, 10:29

  • Share

VLORË- Një 20-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ndaj 20-vjeçarit ishte caktuar masa arrest me burg pasi në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.    

Po gjatë hetimeve për kapjen e të riut, polica ka zbardhur edhe dy raste të tjerash vjedhjes nga 20-vjeçari. të vjedhjes së sendeve të ndryshme, në një banese dhe në një lokal, në fshatin Kotë.   

Siç shihni edhe në këto pamje, dallohet momenti kur 20-vjeçari A. K., gjatë natës thyen derën e një lokali në fshatin Kotë, pasi vjedh brenda tij paratë, më pas largohet ndërsa në kokë mban një kapuç. Rasti tjetër k atë bëjë vjedhjen e një banese po n ë fshatin Kotë të Vlorës.

Me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Vjedhja me dhunë'', kryer në bashkëpunim, sepse dyshohet se në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.     

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?