Vlorë/ Ndoti ajrin duke djegur goma automjetesh, në pranga 24-vjeçari

21 Dhjetor 2022, 11:55| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 13:20

  • Share

VLORË- Selam Zira, 24-vjeç është arrestuar ditën e sotme pasi është identifikuar si autori i zjarrvënies i një dite më parë pranë fushës së mbetjeve të qytetit.

Ditën e djeshme, zjarri i cili zgjati përreth 90 minuta u shkaktua për shkak të djegies së gomave të automjeteve, në lagjen “24 Maji” pranë hidrovorit. Nga djegia e mbetjeve plastike e gomave pati shtëllunga të mëdha tymi që u përhapën në të gjithë qytetin. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat.

24-vjeçari nga Fieri akuzohet për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?