Vlorë, mjeti përplas për vdekje 7 vjeçaren në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi (VIDEO)

26 Shkurt 2021, 12:14| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 13:13

  • Share

 Mjeti përplas për vdekje 7 vjeçaren në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

"Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

 


Lajmi kryesor:

2 aksidente fatale! Përplasen për vdekje këmbësorja në Astir dhe 7 vjeçarja në Vlorë (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?