Vlorë, mbillen 1500 fidanë në grykëderdhjen e Vjosës

3 Shkurt, 15:04| Përditesimi: 3 Shkurt, 16:06

  • Share

1500 fidane të rinj u mbollën sot në grykëderdhjen e Vjosës, përkatësisht 1000  plepa, 400 akacie dhe 100 pishe e butë. Me praninë e ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe kreut te bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, qëllimi mbetet pyllezimi i këtyre zonave për ti mbrojtur nga përmbytjet e mundshme.

 Viti 2024 është viti i pyjeve. Takohemi në grykëderdhje të Vjosës për një tjeter aksion për mbjellje pemësh.  Ne e dimë që nuk do të pyllëzojnë gjithë Shqipërinë brenda një viti, por ideja është tek angazhimi i nxënësve të shkollave dhe komunitetit për pyllëzimin, tha Kumbaro.

 Para një muaji mbollëm gati 600 fidanë të rinj me plepa, ndërsa sot do të kemi 1500 fidanë të rinj. Qëllimi është të ruajmë ambientin, sidomos kur flasim për lumin Vjosë ndjehemi krenar për këtë lum dhe do e mbajmë sicc është lumi I fundit I eger në Europë, u shpreh Dredha.

Qeveria ka shpallur 2024-ën, vitin e pyjeve, gjatë të cilit do të vihet në zbatim programi për mbarështimin e ekonomive pyjore.

Mbrojtjet lumore me beton na shpëtojnë nga përmbytjet por nuk janë gjëja më e mirë. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur për mbrojtjen e natyrës. Zgjidhjet natyrore janë afatgjata, por janë zgjidhja më e mirë. Prandaj mbjellja e pemëve në brigjet e Vjosës është zgjidhje afatgjatë, u shpreh ministrja.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shumë bukur: 03/02/2024 15:40

    Po mbillni edhe ndonjë Dafinë...Ftua a Arrë,Shegë e Lajthi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?