Vlorë/ Makinat luksoze parkojnë në vendet e gabuara, mbi 40 mjete të hequra me karrotrec (VIDEO)

1 Gusht 2023, 13:23| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 13:45

  • Share

Policia Rrugore në Vlorë ka nisur aplikimin e largimit të automjeteve me karrotrec! Mbi 40 automjete të hequra me karrotrec dhe mbi 350 gjoba ditore vetëm, kryesisht për parkime të gabuara dhe shpejtësi tej normës së lejuar.

Fluksi i automjeteve në qytetin bregdetar, shtuar nga turistët e shumtë të këtij sezoni veror ka bërë që trafiku të rëndohet, shtuar këtu edhe faktin që disa prej akseve kyçe të qytetit funksionojnë me një korsi për shkak të punimeve. Pavarësisht se policia rrugore është mobilizuar duke dalë e gjitha në terren, ndihmuar edhe nga oficerë rrugor të ardhur nga rrethet, serish ndërgjegjësimi i banorëve dhe turistëve është i ulët.

Parkimet në akset 1 kalimshe, në bulevard dhe në shëtitoren Lungomare, në akset e dedikuara për këmbësor apo vizat e bardha, ka bërë që policia rrugore të nxjerr në qarkullim karroatrecin. Janë kryesisht mjete luksoze, ato të cilat deri tani policia ka larguar me karrotrec, ndërsa numërohen dhjetëra raste. Nga ana tjetër policia rrugore ka shtuar edhe numrin e gjobave ditore për parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?