Doli për të bërë pazarin, makina përplas kalimtarin në Vlorë! 75-vjeçari vdes në spital, pamjet nga vendngjarja

1 Korrik 2020, 08:04| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 10:16

  • Share

Doli për të bërë pazarin, por makina i pret rrugën duke i marrë jetën. Aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën 'Dhimitër Konomi' në lagjen 10 korriku në afërsi të bypass-it të Vlorës.

Sipas burimeve për Report TV makina ka përplasur shtetasin Qemal Lamani, 75 vjeç, i cili qarkullonte me biçikletë. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve të marra.

Makinë tip BMW portobagazh, me targa AA 469 SV përplasi 75-vjeçarin, i cili kishte bërë pazarin në atë moment, pasi në rrugë janë shpërndarë domatet dhe maska që mbante vënë pak para aksidentit që i mori dhe jetën. 

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimin, 35 vjeç, ndërsa vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

1593583677_bmw.jpg

Vendi i ngjarjes ku u përplas kalimtari

Komento

Komente

  • Vlonjati: 01/07/2020 20:06

    Shoferi kryerobqir me shpejtësi në zonë të banuar dhe afër vijave të bardha duhet dënua për vrajse dhe jo për drejtim mjeti me shpejtësi. E dhimbshme kur shikon që të vritet një njeri nga këta bastardët që me një Timon në dorë ju duket vetja Re Leone.

    Përgjigju
  • Kajaku: 01/07/2020 11:45

    Shtet zhele , rregulla qe nuk I zbaton askush , te dalesh per te blere perime dhe mos to hash Kurre : Sepse ec tjetri sipas qefit , pa norma .

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 01/07/2020 13:52

      O Kajak popull zhele e shtet

  • Loni: 01/07/2020 09:52

    Edhe ne shoferim drejtimin e makines jemi mbrapa bote .....kam 20 vjet ne emigracion ...nuk kam degjuar te shtypet njeriu ne mes te qytetit ....kjo esht e perditshme atje ....te gjith qyqe jan nga rakia dhe ashashi ...nuk shpjegohet ndryshe ....un e te gjith me 20-30km ne ore ecim ne qytet kush te le.....gjynah

    Përgjigju
  • LORA: 01/07/2020 09:36

    Heqja e denimit me vdekje eshte katastrofik per Shqiperine tone,,,ky kob shpetoi jeten e krimineleve dhe denoi me vdekje jeten e njerezve, ne punen e hallin e tyre. I dhjefsha kapitalizmin.

    Përgjigju
  • B*3: 01/07/2020 08:26

    Ti lutemi Zotit qe te shpetoje! Ne emer te Jezusit! Amen Nje jete e humbur, eshte humbje per njerezimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?