Foto ilustruese

Vlorë/ Kapet me sasi kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçarja, vihet nën hetim edhe një 20-vjeçar

18 Shkurt 2023, 12:58| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 13:02

  • Share

Një 22-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi teksa drejtonte automjetin. Gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçares u gjet një peshore elektronike që i shërbente për të peshuar dhe për të ndarë në doza më të vogla sasinë e kanabisit me qëllim shitjen. 

Ndërkohë është vënë në hetim dhe po procedohet në gjendje të lirë edhe një 20-vjeçar, i cili ishte pasagjeri i saj. Edhe atij iu sekuestrua një sasi e vogël kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?