Vlorë/ Iu gjet kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, në kërkim 66-vjeçari në Selenicë

31 Gusht 2023, 11:31| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 11:54

  • Share

Një 66-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi në banesën e tij në fshatin Treblovë u gjet një armë zjarri, kallashnikov dhe municion luftarak.

Nga kontrollet e kryera në të gjithë qarkun Vlorë, me qëllim goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policia Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale Vlorë, kanë ndërhyrë në një banesë, ku kanë gjetur një kallashnikov dhe municion luftarak.

Si rezultat, u bë e mundur sekuestrimi i armës së zjarrit dhe i një sasie të konsiderueshme municioni luftarak.

Gjithashtu, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim poseduesin e kësaj arme, shtetasin P. B., 66 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?