Foto ilustruese

Vlorë/ Ishte shpallur në kërkim për pengmarrje dhe plagosje, arrestohet 40-vjeçari

3 Dhjetor 2023, 09:54| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 10:02

  • Share

Vlorë – Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për pengmarrje dhe plagosje me mjete të rënda ndaj një personi, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë.

40-vjeçari i identifikuar si Alfred Ndoj, dyshohet se më datë 19.01.2023, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, të cilët janë arrestuar nga policia e Vlorës, për motive të dobëta kanë mbajtur me forcë në automjet shtetasin me inicialet G. O., e kanë plagosur rëndë me sende të forta dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja në rrugë.

“Më datë 19.01.2023, shtetasi A. N. dhe 4 shtetas të tjerë (të arrestuar nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit “Pengmarrja”), për motive të dobëta, kanë mbajtur me forcë, në automjet, shtetasin G. O., e kanë plagosur atë rëndë, me sende të forta, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë”,- njofton policia.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i Ndojt u bë në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” dhe kapja e tij u bë falë bashkëpunimit ndërmjet Sektorit kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës të DVP Vlorë dhe Policisë së Lezhës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?