Vlorë/ I vihet flaka furgonit të firmës së ujit ‘Çika’, shkrumbohet totalisht! Digjen edhe disa makina të parkuara pranë tij

15 Nëntor 2023, 07:07| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 14:55

  • Share

VLORË- Një furgoni i është vënë flaka gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe dyshohet se flakët janë të qëllimshme. Report Tv mëson se furgoni është në pronësi të një firmës së ujit ‘Çika’, por ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar drejt zjarrëvënies. 

Furgoni është shkrumbuar totalisht dhe si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe disa mjete që kanë qenë të parkuara pranë tij.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes  orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit/ëve.

Ora 14:53
Vlorë/ I vihet flaka furgonit të firmës së ujit ‘Çika’, ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

 

Report Tv siguron pamjet e kamerave të fshehta të momentit kur makina u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Furgoni është në pronësi të një firmës së ujit ‘Çika’, por ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar drejt zjarrëvënies. 

Furgoni është shkrumbuar totalisht dhe si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe disa mjete që kanë qenë të parkuara pranë tij.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 15/11/2023 09:43

    Makinat mbrëmë i dogji Llongo Lindi Arlind Ngucaj që banon në lagjen 24 Maji Çole

    Përgjigju
  • Uji Vlora: 15/11/2023 07:15

    Maskarai me ne do bente konkurrentin ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?