Gadishulli i Karaburunit

Vlorë/ Humb turisti gjerman në Karaburun, policia në kërkim të tij

9 Korrik 2022, 22:44| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 22:46

  • Share

VLORË- Një turist gjerman, rreth 73-vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit. 73-vjeçari është nisur sot rreth orëve të para të mëngjesit nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij dhe ende nuk është kthyer.

Sinjalin për humbjen e tij e ka dhënë një banor i Orikumit i cili ka njoftuar policinë.

Ndërkohë që 10 forca policie së bashku me ADZM janë duke shkuar në atë zonë që mendohet se mund të jetë 73-vjeçari nga Gjermania, pasi në rrjetet sociale ai kishte hedhur një foto nga vendi ku kishte qenë para disa orësh.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?