Vlorë/ Gripi e virozat, shtohet fluksi në qendra shëndetësore! Apeli i mjekut: Bëni vaksinën!

25 Tetor 2023, 16:08| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 16:22

  • Share

VLORE  - Me uljen e temperaturave, shumë qytetarë janë prekur nga virozat e stinës dhe gripi. Kjo situatë, ka shtuar fluksin jo vetëm në urgjenca, por edhe në qendrat shëndetësore. Mjeku i qendrës shëndetësore të Novoselës në Vlorë, Arben Xhuveli bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit.

Me dhjetëra qytetarë kërkojnë çdo ditë ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të Novoselës në Vlorë, prekur nga gripi e virozat. Sidomos për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, është e domosdoshme vaksina antigrip.

“Jemi në fushatën e vaksinimit sezonal për gripin. Si çdo vit, ka filluar edhe këtë vit që nga mesi i këtij muaji. Vijon dhe vaksinimi i COVID-19. Fushata është e përqendruar më shumë tek të sëmurët kronik. Gratë shtatzëna duhet ta bëjnë vaksinën e gripit. Edhe fëmijët që e kalojnë gripin rëndë duhet ta bëjnë vaksinën e gripit”  tha mjeku Arben Xhuveli

Mjeku i qendrës shëndetësore të Novoselës tha se paralelisht kryhet vaksina për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës tek vajzat e grupmoshës 9 deri në 14 vjeç.

“Ka filluar edhe fushata e vaksinimit kundër HPV, që shkakton kancerin e qafës së mitrës Ju bëj thirrje prindërve që të jua bëjnë këtë vaksinë fëmijëve të tyre”, tha Xhuveli.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?