Vlorë/ Me pistoletë lodër grabitën 2 kalimtarë dhe një pikë karburanti, arrestohen 2 të mitur dhe 20-vjeçari (VIDEO)

22 Prill, 09:07| Përditesimi: 22 Prill, 11:28

  • Share

VLORË- Dy të mitur dhe një 20-vjeçar janë arrestuar në Vlorë, pasi nën kërcënimin e një arme lodër kanë grabitur dy qytetarë dhe një pikë karburanti. Tre të rinjtë me një pistoletë lodër si silenciator në mesnatë i kanë grabitur një shumë parash dhe një aparat celular, dy kalimtarëve. Më pas me po të njëjtën armë lodër ata kanë grabitur xhiron ditore në një karburant.

Arrestimi i tyre është bërë në lagjen "10 Korriku". Në pranga ranë, A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Pas ngjarjes, reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkroi se strukturat e policisë të rrisë vigjilencën për të parandaluar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës.

"Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë janë kundërpërgjigjet më të mira ndaj atyre që tentojnë dhe guxojnë të kryejnë të tilla veprime kriminale si dhe rrisin akoma më shumë besimin e qytetarëve të Policia. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për reagimin në kohë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tre autorëve që nën kërcënimin e një arme imituese me silenciator, vodhën lekë e celularë dhe në ikje vodhën dhe xhiron ditore në një karburant. Nxis të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe që të rrisin vigjilencën për të parandalar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës", shkroi Balla. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

1713769648_vlore.jpg

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DHIONESTI: 22/04/2024 13:06

    KAPINI MOR ICAT SPINELA ME MAKINA LUKSI. TAN SPINELAT ME MARSUPNGA 14 DER 44 VJEC ME U HETUE. TAN KOKCEPAT ME ATLETE GUCCI E TAN HAJVANAT ME SYZE FLORIRI ME KALUE FILTRIN. KAJANI ICATO NONAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?