Ura e Bratit

Vlorë/ Gjendet një 74-vjeçar i pajetë buzë një lumi, nuk ka shenja dhune në trup

19 Shkurt 2021, 20:02| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 20:03

  • Share

VLORË - Një 74 vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të premte buzë një lumi në Vlorë.

Policia njofton se trupi i pajetë i 74-vjeçarit me iniciale M.G. u gjet në vendin e quajtur 'Ura e Bratit' pranë fshatit Brataj.

Sipas njoftimit zyrtar, në trupi e të ndjerit nuk janë gjendur shenja dhune.

"Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Bratit", është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë" - njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?