Vlorë, gjendet i mbytur një 35-vjeçar në bregdet (VIDEO)

8 Shkurt 2021, 12:13| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 13:24

  • Share

VLORË - Një person është gjetur i mbytur në bregdetin e Vlorës mëngjesin e kësaj të hëne (8 shkurt).

Bëhet fjalë për një shtetas i cili nuk është identifikuar ende.

"Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç" - njofton policia.

Sipas policisë së Vlorës personi që është gjetur pa jetë buzë detit në afërsi  të Petroliferës është i gjatë 1.80 m ka disa tatuazhe në trup, është rreth 35 vjeç, ende i paidentifikuar, në fillim u dyshuar por ndonjë trup të mbytur emigrant, por nga pamja e parë sipas policisë duket Shqiptar.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?