Foto ilustruese

Vlorë/ Dy persona dërgohen në spital, dyshohet se ishin intoksikuar

31 Dhjetor 2020, 22:38| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 22:41

  • Share

Dy persona të moshave 51 dhe 57 vjeç nga Vlora janë dërguar mbrëmjen e sotme (31 dhjetor) në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Ata dyshohet se janë intoksikuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje.

Policia bën me dije se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

“Në spitalin rajon Vlorë, rreth orës 20:25, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit P. Sh., 57 vjeç dhe V. Sh., 51 vjeç, banues në Vlorë, të cilët dyshohen se janë intoksikuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje" - njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?